Veriu dhe qendra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përgatiten për goditjen e parë serioze dimërore këtë sezon.
Masa mjaft të ftohta ajrore do të përplasen me masa mjaft të nxehta ajrore nga jugu dhe qendra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke krijuar kështu linjën e parë të stuhive të fuqishme dimërore të cilat fillimisht pritet të fillojnë në veri të SHBA-së, për tu zgjeruar drejt pjesëve qendrore dhe pastaj në drejtim të juglindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Priten stuhi të fuqishme bore dhe dimër i vërtetë në ato rajone ku do të ndodhë përplasja më e madhe e temperaturave të ftohta nga veriu dhe të nxehta nga jugu.
Diskutime rreth kësaj post