Po çfarë ndodh në 11 dhjetor dhe a mund të rikthehet Sali Berisha si kryetar i PD e më pas si kryeministër? Analisti Blendi Kajsiu mendon se mobilizimi që po u bën militantëve Sali Berisha, është më së shumti shprehje e dëshpërimit që ka pllakosur në PD.
Deklarata e Kajsiut:
“Nuk e di. Në shkencat politike, parashikimi i së ardhmes është problem. Do ketë një çarje të madhe të PD-së, së pari nga abuzimi që po bën Sali Berisha. Mobilizimi në fakt buron nga dëshpërimi për kryetarin aktual. Mobilizimi që bën Sali Berisha në radhët e PD vjen nga zhgënjimi që ka anëtarësia. E vetmja shpresë që ka PD është hapja ndaj faktorëve dhe aktorëve brenda së djathtës. Ka shumë. Nuk duhet të merremi me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën”, tha Kajsiu.
Diskutime rreth kësaj post