Deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha se Sali Berisha e mbështeti Lulzim Bashën në fushatë me qëllim që të fitonte Partia Demokratike. Ajo u shpreh se është dëshmitare që Sali Berisha s’ka pasur rol vendimmarrës në PD dhe se çdo vendim është marrë nga Lulzim Basha dhe strukturat.
Duke u ndalur tek mbledhja e firmave, Vokshi solli në studion e emisionit formularin e saj teksa shtoi se janë më tepër firmëtarë se 4,200.
“Ju e dini që donin të përjashtonin Agron Shehajn nga gara, ndërkohë që ai mori 15 përqind të votave. Përse nuk shkon në Kuvend Lulzim Basha dhe të garojë përballë Berishës? Le të votëbesohet edhe tek anëtarësia, se po e thërret 60% e anëtarësisë… Ne zgjodhëm Edi Palokën për të dorëzuar firmat sepse Këshilli Kombëtar është i vetmi forum i konstituar” – tha Vokshi.
Ajo u shpreh se Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi duhet të distancohen nga dhuna dhe shantazhet në degët e PD.
“Një gruaje kryetari i degës i ka bërë shantazh ndërkohë që i ka ofruar një vend pune në bashkinë e Durrësit. Se çfarë aksesi kanë njerëzit e Bashës në bashkinë e Durrësit…” – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post