Zbardhet formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare ndaj Anglisë sonte në “Wembley”. Armando Broja nuk është titullar madje mund të mos jetë as në stol për këtë ndeshje.
Surpriza tjetër e madhe është në portë, ku në vend të Berishës është zgjedhur Thomas Strakosha. Në mbrojtje janë Ismajli, Kumbulla dhe Veseli në mbrojtje teksa mesfusha do të përbëhet nga Hysaj në të djathtë, Bare, Gjasula e Bajrami në mes dhe në të majtë, Trashi.
Në sulm zgjedhja e trajnerit është dyshja Cikalleshi-Uzuni.
Por siç duket Armando Broja ende ka probleme fizike ose mund të jetë dhe diçka tjetër që mund të kuptohet pas ndeshjes kur dhe trajneri të flasë.
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Bare, Gjasula, Bajrami, Cikalleshi dhe Uzuni.
Diskutime rreth kësaj post