Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit të tij me demokratët në Sarandë tha se Rama mendoi se i lau duar me PD-në, por ne do të ringrihemi. Berisha tha se Basha tashmë është bërë një njeri primitiv.
Deklarata e Berishës:
“Ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD-së. Edi Rama mendoi se i lau duart me PD-në. Ai mendoi se tani do munde të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi çdo muaj rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në dele të zezë të Ballkanit. Siç thotë Kushtetuta e SHBA-ve, ne populli do mbledhim kuvendin tonë, do vendosim normat demokratike Do ngrihemi opozitë vigane. Ne që ç’montuam sistemin komunist do ç’montojmë narkoshtetin. Kryetarin pa parti apo njeriun që është ndryrë në katër muret e dhomës së tij. Mund të bëj një pyetje, keni konstatuar ju ndonjë takim pas zgjedhjes për karrigen e vet? Asnjë të vetme. Atë e ka pushtuar me gjithë qenien e tij një frikë e tmerrshme. Ai nuk ka frikë nga pushteti por nga ju. Ai e di që ju nuk pranoni kurrë pazaret e tij me Edi Ramën. Njerëzit primitivë jetonin me frikëra të ndryshme.“-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post