Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se vendimmarrja që u mor në 9 shtator në lidhje me pezullimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës ishte përgjegjësi dhe barrë që i takonte lidershipit të partisë.
Në një intervistë për ‘News24’, Basha tha se ky është parim i zgjedhur nga rregullorja e miratuar më 2017-ën.
Interista:
Pyetje: Z.Basha, pozita ku u gjendet ju në 9 shtator është pa të ngjarë, pasi nga njëra anë ju në këto 8 vite në opozitë keni pasur si kartë morale dekriminalizimin e politikës dhe keni kërkuar largimin nga politika të të shpallurve non-grata nga SHBA, ndërsa u përballët vetë me një kërkesë nga SHBA me liderin historik të PD si i shpallur non-grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse e ndërmorët vetë këtë akt dhe nuk e shtruat në forumet e PD për ta bërë më legjitim vendimin?
Basha: Jam një kryetar i zgjedhur sipas statusit me parimin një anëtar një votë. Ky nuk është privilegj, por përgjegjësi. Përgjegjësia që merret nga anëtarësia, është që lidershipi të marrë vendime të tilla, te bazuara në statut dhe rregullorja, të miratuara kur Berisha ka qenë anëtar i PD. S’mundet kurrsesi që të ishte një akt lidershipi që të vendosja cilindo forum, kryesi, para zgjedhjeve që nuk është zgjedhje mes SHBA dhe Sali Berishs. Është barra e lidershipit, arsyeja se pse demokratet e zgjedhin kryetarin me këtë parim. Kjo rregullore është miratuar në 2018-ën.
Diskutime rreth kësaj post