Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Sali Berisha po hakmerret ndaj tij pas vendimit për pezullimin e tij nga grupi parlamentare, ndërsa shtoi se ish-kryeministri po përdor këtë parti për t’u mbrojtur nga SHBA-të.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: A jam i shqetësuar për PD?
Basha: Jam shumë i shqetësuar për PD. Koha do ta provojë pse veprimet e mija kanë qenë për interesin më të mirë të demokratëve. Një nga të metat e mija qenka se jam shumë i arsyeshëm. Foltorja i është mbivendosur aktit për dhënien fund të mosndëshkueshmërisë së korrupsionit. Hapi luftë brenda llojit Sali Berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur arsye vetjake. Kam pasur marrëdhënie të ngushte me Berishën. Jam stepur nga sulmet e pacipa, gënjeshtrat që ka hedhur drejt meje. Siç më ka thënë një demokrat i vjetër që ta njohësh Berishën duhet ta kesh përballë. Unë deri tani kam pasur një fasho në sy, të cilën s’do ta kem më. Koha e tyre ka mbaruar, kjo kohë nuk do të vijë më.
Pyetja|: A mjafton pezullimi?
Basha: Me atë që ka bërë këto dy muaj, ka treguar qartë se atë që ka nisur për demokraci të brendshme, e ka sebep. Nuk e ka për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Sepse vendimi ka ardhur nga SHBA-të. E ka shpallur non-grata. PD nuk mund të shërbejë si mburojë për një person non-grata. Askush nuk mund ta kthejë bunkier anti-amerikan për interesat e veta. Është detyrimi i çdo demokrati të mos e lejojë këtë gjë. Do të merret çdo vendim i nevojshëm që PD të mos kthehet bunker për interesa personale i Berishës.
Diskutime rreth kësaj post