Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka zhvilluar një takim me banorë të Gjoricës, ku diskutoi nga afër situatën e krijuar pas ndërtimit të segmentit të rrugës së Arbrit në këtë zonë.
Teksa dëgjoi shqetësimet e banorëve, kryetari Alla tha se që nesër do të nisë ndërtimi i rrugës dytësore, e cila përmes hyrjeve dhe daljeve të reja do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe banorëve të Gjoricës.
Diskutime rreth kësaj post