Përpos tipareve, Klea Huta ka pikasur gjithmonë për flokët e saj të gjatë e të bukur e që e bëjnë të duket si një Pocahontas e kohëve moderne. Artistja nuk ka eksperientuar shpesh me flokët, përveç ndonjë stilimi, por së fundmi i ka habitur të gjithë.Klea është shfaqur me flokë të shkurtra në fotot e reja të postuara në Instagram ku njofton se do të rikthehet me “Këngë moj”.
Duhet thënë se ky model flokësh i shkon shumë, por i ka futur komentuesit në debat. Shumë nga komentuesit po debatojnë nëse Klea vërtet i ka prerë flokët apo thjesht ka vënë paruke për një ndryshim të përkohshëm. Artistja nuk u ka kthyer përgjigje prandaj kjo mbetet ende enigmë.
Diskutime rreth kësaj post