Jursti Çlirim Gjata u shpreh se ka patur besim tek kryedemokrati Lulzim Basha, dhe se i shkoi pas sepse besoi që do bënte luftë të madhe në Parlament.
Deklarata e Gjatës:
“Kjo nuk nisi kur Berisha u shpall non grata por nga akuzat për korrupsion, ai e quajti këtë çështje personale. Kur ndodhi kjo unë kam thënë që nuk mundet dikush të sakrifikohet. Ai mori këtë vendim nën presion, ku e dimë ne se çfarë mund të bëjë tjetër ai nën presion, mund të firmosë për zgjedhjet e Kosovës. E kam vlerësuar Bashën dhe kam thënë që mbajti bazën pas zgjedhjeve, ne i shkuam pas sepse besuam që do bënte luftë të madhe në parlament. Ne themi që Rama na vodhi zgjedhjet dhe hyjmë në marrëveshje me të, kjo ka shkaktuar tërmet të madh. Po shkojmë në marrëveshje me Ramën në vend që ta luftojmë atë”, u shpreh Gjata.
Diskutime rreth kësaj post