Alvisa dhe Hyseni kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale që pas puntatës së fundit të “Përputhen Prime”, ku Alvisa deklaroi se është dhunuar nga ish-partneri i saj.
Ajo ka shokuar sërish këtë të enjte, teksa në një video të publikuar në Instastory është shprehur se Hyseni ka dhunuar jo vetëm atë, por dhe motrën dhe mbesën e tij.
“Familja e tij e di shumë mirë se çfarë personi është ai. Ka ushtruar dhunë tek familja e tij, te motrat e tij, te mbesa e tij dhe jo më tek unë që nuk më ka asgjë. Kështu që do t’i them një thirrje të fundit familjes së tij: Nëse ai vazhdon me këtë muhabet, unë do vazhdoj me organet kompetente. Deri tani nuk e kam bërë, kur kemi qenë të lidhur sepse e kam dashur, këto kohë nuk e kam bërë sepse kam menduar se do ta zgjidhim si njerëz të rritur që jemi, por tani është lajmërimi im i fundit. Nëse ai hedh dhe gjënë më të vogël dhe bën gjestin më të vogël unë do shkoj dhe do ta denoncoj se nuk e lë më këtu. Dhe familja e tij, e di shumë mirë se ça njeriu është, duhet të vejë ta kontrollojë nga trutë e kokës se qenka psiqik”, ka thënë Alvisa.
Diskutime rreth kësaj post