Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se Lulzim Basha i ka shërbyer kryeministrit Rama. Ai kujton dosjet që Basha i shiti si prova që do faktonin manipulimin, por asgjë nuk shërbeu si provë.
Reagimi i Manjanit:
“Meqë ra fjala te bllofi, Lulzim Basha nuk arriti të faktojë as edhe një votë të vetme të transformuar, vjedhur apo shitur tek Rama.
Asnjë!
Nga moria e atyre dosjeve që Luli na i shiti si prova që do faktonin manipulimin asgjë nuk shërbeu si provë. Bllof e shkuar bllofit ishin ato dosje! Qëllimi ishte të justifikohej humbja sa të rizgjidhej Basha. Kaq!
Qeveria më shumë u tremb kur bojkotuan zgjedhjet lokale dhe ku u hap llafi që PD po fotografon, sesa me PD e Lulit pjesmarrëse zgjedhje.
E vetmja provë zyrtare që dimë është se si kandidatët e Bashës kishin i vjedhur votat njëri-tjetrit… Nuk e dimë se cilin po ndihmon Rama, por qartësisht Luli i shërbeu Ramës!”-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post