Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Ai tha se SHBA ka një plan B. Sipas tij, në fjalët e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, fshihej një radikalizm i qëndrimit të SHBA ndaj PD-së.
Komenti i Spahiut:
“Planet e SHBA kanë një plan B, dhe të gjithë ata që mendojnë se DASH nuk ka fakte e prova, në rreshtat e Ambasadores, Shtetet e Bashkuara janë përgatitur për hapin e radhës. Mendoj që mund të ketë edhe një plan C, që u shpreh qartë nga Yuri Kim. Do ketë një radikalizim të qëndrimit të SHBA ndaj Partisë Demokratike. PD dhe LSI mund të shpallen organizata terroriste nëse Berisha zgjidhet kryetar. Do ketë një alenancë mes BE dhe SHBA-së për ta shpërbërë Partinë Demokratike. Çdo parti politike në bazë të kërkesës së ligjit, kur një subjekt ndryshon statutin, kjo parti është e detyruar t’i drejtohet Gjykatës për legjitimitet. Ndryshimet përfshijnë ndryshime të kryetarit, të kryesisë. Dhe kështu PD do përfundonte në Gjykatë, dhe do ishte Gjykata që do caktojë kujt i takon logo dhe çelësat e partisë,” tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post