Southampton ka bërë një përditësim inkurajues për Armando Borja, përpara ndeshjes së nesërme kualifikuese mes Shqipërisë dhe Anglisë. Sulmuesi kuqezi, i cili është i huazuar nga Chelsea, u rikthye nga lëndimi javën e kaluar, kur u aktivizua si zëvendësues në fitoren 1-0 të të tijve kundër Aston Villa.
Megjithatë, mësohet se ka pasur një shqetësim të lehtë muskulor pas ndeshjes në fjalë, me raportet mediatike që e vinin në dyshim gatishmërinë e tij për kualifikuesen e Kupës së Botës kundër Anglisë, në “Wembley”, nesër mbrëma.
Raporti i fundit nga “Sport Witness” sugjeron se Broja do të bashkohet me kombëtaren shqiptare përpara ndeshjes, në Londër, me zyrtarët e FSHF që kanë qenë në kontakt të rregullt me Southampton. Pra, ai do të jetë pjesë e kombëtares kuqezi për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën.
Broja ka qenë në formë të mirë për klubin dhe kombëtaren në muajt e fundit, duke shënuar 7 gola në 13 paraqitje, deri më tani, këtë sezon. Ai shënoi golat e fitoreve minimale, në shtëpi dhe jashtë, kundër Hungarisë për të rritur shpresat e kualifikimit në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm.
Megjithatë, humbja e fundit në “Air Albania” me Poloninë i minoi këto shpresa të shqiptarëve. Broja ka shënuar dy herë në dy ndeshje për Southampton, kundër Leeds United dhe Burnley, përpara se të pësonte dëmtimin në kyçin e këmbës.
Ai tani shpreson të luajë për Shqipërinë kundër Anglisë dhe Andorrës, me kombëtaren kuqezi e treta në grupin I, pas “Tre Luanëve” dhe Polonisë.
Diskutime rreth kësaj post