Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se Kryedemokrati Lulzim Basha, ka shkelur marrëveshjen me PDK, dhe si pasojë e kësaj, kjo përfaqësuesit e kësaj force politike nuk janë në Parlament.
Ndoka është shprehur se PDK do të jetë aleat me çdo kryetar të PD përveçse me Lulzim Bashën.
“Normalisht që jo, ka një ftohje në ekstrem me kryetarin e PD, Bashën. Në një mënyrë të njëanshme ai ka shkelur marrëveshjen me Partinë Demokristiane, si pasojë e kësaj ne sot nuk jemi të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Basha është non grata për Partinë Demokristiane. Do jemi aleat me çdo kryetar të PD, përveç Bashës.”-tha Ndoka.
Më tej ai është shprehur se Basha e ka humbur legjitimitetin si kryetar partie, ndërkohë shton se viktimë e Bashës tashmë është Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
“Më dhemb të shoh PD në këtë gjendje, por do të marrë një lloj përgjigje me 11 Dhjetor. Basha e ka humbur legjitimitetin e tij si kryetar partie, e ka humbur besimin tek anëtarësia, tek militantët e PD. Basha ka gjetur edhe një viktimë, këtë që ishte në konferencë shtypi po e bën lolo deri në fund. Ka vetëm 3-4 veta rreth vetes. Baza mbështet ‘Foltoren’ tashmë.”-shprehet Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post