Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar emrin që që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, Orlandon Rakipin ne Vorë dhe që sot është krah ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Në një deklaratë për mediat Bardhi u shpreh se bëhet fjalë për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Keltis Kruja, që sipas tij ka qenë shef i shtabit të Rakipit.
Deklarata e Bardhit:
“Ish-deputeti i PD, Keltis Kruja ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pas përballë Flmaur Noka në Vorë nuk e kam pasur unë. Dhe për fat të keq për herë të parë pas shumë vitesh në Vorë kemi marrë rezultatin më të keq si PD. Vora është Bashkia që ka nxjerrëb deputet Rolandon Rakipin. Analizën e bëjnë demokratët vetë. PD në Vorë ku ka punuar si shef shtabi zotëria që do verifikojë mandatet e anëtarëve të PD. Ka votuar 12, dhe numri 12 ka qenë i PS dhe jo i PD”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post