Në mbledhjen e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë nuk kanë munguar sot ironizimet në lidhje me deklaratën e ministres Krifca për ngritjen e ‘Akademisë së barinjve’.
Deputetja e PD, Albana Vokshi e ka pyetur Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, për kurikulën e Akademisë së Barinjve.
Reagimi i Vokshit:
“Për akademinë e barinjve, kush do e hartojë kurikulën? Në cilin nivel të KÇK-së do jenë? Po aman tani, kemi ministren, një pyetje po i bëj meqë është këtu. Kush do të jenë studentët e kësaj akademie të barinjve?”, ka pyetur Vokshi, teka të pranishmit në komisionin shpërthyen në të qeshura.
Diskutime rreth kësaj post