Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Edi Ramën. Kryeministri i Holandës Mark Rutte deklaroi se Shqipëria ka bërë progresin e duhur për negociatat.Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se është me rëndësi që të zgjidhet çështja e Bullgarisë për ti dhënë mundësi realizimit të Konferencës Ndërqeveritare.
Deklarata e Rutte:
“Jam i lumtur që tashmë jemi gati të hedhim hapin e parë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare duhet të zgjidhet konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë s Veriut. Ne biem dakord që të fillojmë këto negociata sepse është bërë progresi i duhur, duhet të përfshihemi në proces dhe si të bëjmë një proces për ta çuar Shqipërinë përpara në disa fusha të ndryshme, si: bujqësi, eksporte, në mënyrë që mos jetë PO ose JO e thjeshtë por të jetë një proces për të ecur përpara. Dy vendet tona po bashkëpunojnë ekonomikisht me eksporte. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri.
Ne punojmë kështu edhe me arkitekt që janë këtu në Tiranë. Ne do të vazhdojmë të takohemi së bashku, për të vazhduar punën së bashku dh eta bëjmë shumë praktikë punën sepse të dy jemi shumë praktik. Ka objektiva shumë afatgjate dhe shpresojmë që të ketë sukses pas ditës së diel të zgjedhjeve në Bullgari. Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë që më rezervove, pas 4 zgjedhjeve më në fund ja ku jam në Tiranë”, tha Rutte.
Diskutime rreth kësaj post