Në kuadër të diskutimit për deputetët që janë pro dhe kundër Berishës është debatuar mes të ftuarve gazetarit Bledian Koka dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Roland Bejko.
Koka e ka akuzuar Bejkon se po mban krahun e Bashës dhe po bën servilin, ndërkohë nga ana tjetër Bejko e ka quajtur gazetarin të paedukatë dhe se po e akuzon në mënyrë të padrejtë, pasi në këtë rast ai nuk po mbron asnjërin që po e rrënojnë PD-në.
Pjesë nga debati:
Bledian Koka: Kjo nuk është partia demokratike as e para dhe e fundit që ka përplasje pasi përplasje ka dhe në PS. Kur ka debat brenda partisë tregon se ka demokraci. Frustracionet tua me Tritan Shehun s’ti zgjidh une dhe as partia.
Roland Bejko : Je në terezi ti, kujdes kur e personalizon bisedën,
Bledian Koka: Kur flas unë mos ndërhy. Nuk ta ka fajin Tritani ky është problem jot,
Roland Bejko: Fakti që jam këtu jam dikushi,
Bledian Koka: Ke ardhur me nxjerr frustacionin tënd. Je servil i kryetarit,
Roland Bejko: Kush është servil. Ti je fytyra më e ndyrë e portaleve që ka vendi, je i paedukatë. Të dalësh në mbrojtje të Berishës është krim. Po të lëpija Berishën isha deputet sot, por ti vijë turp që më ka goditur. Berisha mban në krahë njerëz që e kanë rrjedhur këtë shtet. Roland Bejko kur ka qenë prefekt kam qenë shumë i ndershëm.
Bledian Koka: Kush të akuzoi për pandershmëri. Ti mbaj përgjegjësi për veten s’mund të dalësh të thotë se partia jote është servile.
Roland Bejko: Jam i frustruar si çdo shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post