Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka bërë një deklaratë që nuk në Komisionin e Ekonomisë, ku ka vlerësuar punën e bërë nga Bashkia e Tiranës sa i takon çështjes së pastrimit të qytetit.
Edhe pse deklarata e Spahos duket naive, në fakt në politikë, edhe një fjali mund të ndryshojë anën e të gjithë historisë. Në ndryshim nga partia pjesë e të cilës është Spaho, vetë deputeti sheh ndryshime të qënësishme në pastërtinë e qytetit që drejtohet nga një prej politikanëve më të sulmuar deri dje nga opozita.
Deklarata e Spahos:
“Unë një pyetje kam për zotin Veliaj, paraprakisht dua të them që ka përmirësim në pastrimin e Tiranës, është i dukshëm, desha të dija nëse kompanitë e pastrimit do të investojnë në teknpologji, pluhuri që gjendet anës rrugëve duhet të presësh motin që të lahet, a ka ardhur koha që të hiqet fshesa në ato zona ku mund të hiqet?”, tha Spaho gjatë fjalës së tij.
Diskutime rreth kësaj post