Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shprehet se Sali Berisha ka qenë gjithmonë në PD dhe investimi i tij te Basha ishte që ta kishte atë në ditën e tij më të keqe por në këtë ditë ai e la në baltë.
“Sali Berisha nuk ka ikur, ai ka bërë gjithmonë sikur ka ikur por gjithmonë aty ka qenë, edhe në vitin 1992 bëri sikur iku kur u zgjodh president dhe vuri në atë periudhë Tritan Shehun kryetar por Berisha kontrollonte gjithcka. Pra gjithmonë ne hije ka mbuluar çdo institucion, ai bëri edhe 2013 sikur iku por kam bindjen që aty ka qenë. Me këtë që po bën tani po tregon se ka qenë gjithmonë aty. Berisha po tregon që ka qenë aty dhe e ka pasur ai PD. Berisha bëri sikur iku dhe ia la Bashës, por kjo nuk ndodhi kurrë. Investimi i Berishës ishte që ta kishte Bashën në ditën e tij me të keqe, por në këtë ditë të tij më të keqe Basha e la në baltë.”, u shpreh Spahiu i ftuar në emisionin “Shqip”.
Diskutime rreth kësaj post