Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur hapur për zhgënjimin që i ka sjellë mospërfshirja në listën e sigurtë në zgjedhjet e 25 prillit nga Lulzim Basha.
Nard Ndoka deklaroi me ashpërsi se Lulzim Basha, ish-aleati i tij, tashmë është shpërfytyruar si njeri dhe si politikan .
“Unë jam ndryshe nga Basha. Për përgjegjësinë e Bashës jap dorëheqjen unë, ndërsa Basha vetë nuk jep dorëheqjen. Nuk e kam prit asnjëherë se Basha do të tjetërsohet si njeri, se si politikan i kishte dhënë shenjat. Pra që është deformuar, nuk e mban fjalën. Ka pësuar një zhgënjim të madh edhe si politikan por edhe në marrëdhëniet njerëzore. Është shpërfytyruar, ka humbur besimin, simpatinë që kam pasur për të”, tha Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post