Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ që po zhvillon në Pogradec ka dhënë një lajm të hidhur për kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashë.
Berisha tha se nesër do të dorëzoj 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
“Kam një lajm të hidhur për ish kryetarin pa parti, nesër do të dorëzojnë 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Janë firmat e delegatëve të Kuvendit që përfaqësojnë të gjithë demokratët. Ai duhet të përkulet përballë kësaj kërkesë të demokratëve.
Në Kuvend do të jenë mbi 10 mijë anëtarë”, deklaroi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post