Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka komentuar përplasjet në mes selisë blu të Lulzim Bashës dhe “Foltores” së Sali Berishës.
Haklaj tha se bëhet fjalë për 2 grupe me një demarkacion të qartë, një pjesë e vogël që ka mbetur që mbështet Bashën, dhe të larguar nga PD ose pjesë e saj që mbështesin Berishën.
“Më 11 dhjetor, Berisha e akuzon Bashën se ka shkelur statutin e PD, Kuvendi i 11 dhjetorit s’mund të shkarkojë Bashën.
Berisha thotë do ta rithemeloj si të doni PD-në. Duke e rithemeluar të djathtën, se ai erdhi si hero në 1992. Por pastaj punoi vetëm për shtetin.
Kjo mund të jetë zotësi, por kjo zotësi na solli këtu. Ndërsa Basha nuk erdhi si hero, por erdhi si vizion i ri. Unë kam qenë kundër transplantit politik, kaloje nga njëri te tjetri, kam qenë mbështetës si hapjes. Berisha ka program populizmin, shfrytëzimin e zemërimit të njerëzve. Momenti që ka zgjedhur Berisha, nuk është i duhuri. Se kongresmenët që erdhën dje në PD, duan siguri kombëtare,” tha Haklaj në Zona Zero.
Diskutime rreth kësaj post