Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, ka falënderuar sot ambasadorin e Angolës për siç thuhet “qëndrimin e prerë të atij vendi për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Në një bisedë me ambasadorin Alcino dos Prazeres Izata Francisco da Conceicao, shefi i diplomacisë serbe deklaroi se miqësia shumëvjeçare e dy vendeve ka zgjatur që nga bashkëpunimi në Lëvizjen e të Painkuadruarve dhe shprehu pritshmërinë që të mbahet një takim në nivelin më të lartë shtetëror.
Diskutime rreth kësaj post