Aktivistja Brisida Gjikondi u përplas sot në emisionin ‘Breaking’ me mbështetin e ‘Foltores’ së Berishës, Lisandër Hoxhën.
Në këtë debat u përmendën edhe emra si George Soros dhe Richard Grenell.
Soros është akuzuar nga Berisha se kërkonte largimin e ish-kryeministrit e ndërsa Grenell, njeriu i ish-presidentit Trump vjen në Shqipëri, për të mbështetur mbase dhe Foltoren. Mbërritjen e tij në Shqipëri e paralajmëroi edhe aktivistja Evi Kokalari.
Por Gjikondi deklaroi se ka qenë Grenell e Trump që kanë kërkuar ndarjen e Kosovës dhe jo Soros. Ndërsa lëvizjen Berisha po e përdor gjoja për t’u dukur se ka mbështetjen e republikanëve amerikanë. Kjo shërbeu për të nisur një debat mes dy të ftuarve në emisionin Breaking.
Pjesë nga debati:
Gjikondi: Më vjen keq po nxirret Soros si personi që kërkoi ndarjen e Kosovës. Autori i ndarjes së Kosovës ka qenë Trump, prezenca e Grenell me Kokalarin në Tiranë, vjen se kjo dihet që Berisha po ngre stekën e ngrohur zjarrin ndaj mbështetësve, për të treguar se unë kam edhe përkrahjen e republikanëve amerikanë. Por kjo nuk është e vërtetë se vetëm dje Basha pati takim me kongresmenët amerikanë. Grenell është një biznesmen që vjen në Tiranë.
Lisander Hoxha: Grenell ka qenë ish-ambasador. Fliste për një Grenell më ngjan si Soros, ai është biznesmen, produktet e Soros kanë mbushur studiot televizive dhe sulmojnë këdo që është kundër tij.
Gjikondi: Është një biznesmen dhe vjen për para.
Hoxha: Mos ndërprisni unë ju dëgjova. Grenell është në stafin e kandidatit për president të Donald Trump, nëse thua se është biznesmen dil e nxirr dokumentin, mos më ndërhyj më lër ta mbaroj. Berisha nuk i ka pranuar akuzat Blinken dhe i ka thënë shkoni në gjyq dhe i depozitoni, dhe ju nëse i keni shkoni. Për sa kohë nuk i ekziston nuk kemi nevojë ta paragjykojmë, Foltorja është një moment shprese, se do të thithë edhe të rinjtë, le ti japim një shans të djathtës që të rithemelohet. Marrëdhëniet më të mira PD i ka pasur me PR amerikane. Jam pro çdo lloj kryetari partie që merr më shumë nga demokratët. Dëshira ime është që PD të drejtohet nga të rinjtë e të rejat, por është lobim politika.
Gjikondi: Ka një non sens kjo foltorja juaj, statuti 42 dhe 43 një nga këto pika bën shkarkimin e kryetarit të partisë, sidomos kur voton gjysma e Këshillit. Si mund të shpallësh kandidaturën për kryetar, si nga Berisha, Kulluri apo Kadilli kur akoma nuk e ke shkarkuar kryetarin. Ka një nonsens, po bëhet një hipokrizi dhe kakofoni që është absurde. Shfaqen para një muaj përpara mbledhjes së Kuvendit dhe rendi i ditës shpallet. Del Berisha shpall Kuvendin, e rendin e ditës, e mbështet Kadilli e Kulluri. Më pas vjen Grenell dhe Kokalari. Kjo është një gënjeshtër e madhe.
Hoxha: Ka një statut e vendos Këshilli, neni 43, më lër ta mbaroj mos ndërhyj, pi pak ujë e qetësohesh.
Gjikondi: Nuk fiton dot të kohë kur më thua të pi ujë.
Hoxha: Statuti i vendos Këshillin si primar…
Gjikondi: Kush i mbledh, oligarku i partisë… Bëj vetë mbledhjen, vër kandidaturën, kush…?
Hoxha: Berisha është një personat që ka mbledhur demokratët, hajde të mbledhim Kuvendin. E në kushte të jashtëzakonshme, ato vet mblidhen, do t’i dorëzojnë sot ose nesër të gjithë listën e delegatëve. Data është njoftuar. Po ta lexosh statutin e PD mund bindesh.
Gjikondi: Berisha po ju përdor për të krijuar imunitetin personal, për të krijuar peshë përballë Amerikës, se mund të bëj prapë destabilitet në rajon.
Hoxha: Çfarë destabiliteti? Këtë e kam dëgjuar në vitin 2005, kur thoni mos e votoni se do të na kthejë ’97, bëri më shumë investime e rrugë të shtruara se çdo qeveri tjetër.
Gjikondi: Është qesharake, nuk e bën për moral dhe demokraci,.
Hoxha: Po bën një gjë nuk e ka bërë asnjëherë në botë Të gjithë të shpallurit non grata nuk kanë shkuar në gjykatë. Kujto zotin Vangjush Dakon dhe e kupton atëherë.
Gjikondi: Mënyrën se si është thirrur kuvendi nuk është ligjor, politika vepron me frymë, nuk është vetëm te PD e PS e LSI. Mendoj se PD do të ndahet, Berisha do ta ndajë. Basha nuk krijoi një frymë, nuk arriti të krijonte një frymë që ai krijoi Berisha. Shikoj një datë tjetër, me 11 dhjetor ka thirrur Berisha dhe LSI ka thirrur Kuvendin me 15 dhjetor, e do të kemi një aleanca. Edhe ai trekëndëshi i Bermundës ishte goditje për Metën. Shikoj si një lidhje, të dëshpëruarit mblidhen bashkë.
Diskutime rreth kësaj post