Deputeti Fatmir Mediu mund të bëjë bashkë PD-PS. Vetë kryeministri Rama tha nga foltorja e Kuvendit se do të marrë pjesë në një tryezë të përbashkët për PD edhe të PS nëse Mediu e merr përsipër këtë nisëm.
“E dëgjova me interes fjalen e z.Mediut dhe jam dakord që me e mira… Arsyet përse nuk kemi arritur në këtë ndonjëherë nuk ka nevojë që t’i shtjellojmë sepse patjetër ka një listë arsyesh të ndryshme. Nëse z.Mediu merr një nisëm për të organizuar një tryezë të përbashkët për PD edhe të PS, unë do të marr pjesë pa kërkuar kush është. Do të ishte vërtetë nismë e vyer , mbase nuk do dilte asgjë por nuk kemi pse të paragjykojmë para kohe. Eurobondi nuk është borxh i radhës por mekanizëm financimi. Nuk është siç tha z.Mediu të marrim borxhe për të larë borxhe, por është mekanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe gjithë procesin e financimit të borxheve të marra në shumë vite”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post