Djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, Danilo i është ndaluar hyrja në Malin e Zi. Për gazetën serbe “Danas”, disa zyrtarë malazezë u shprehën jozyrtarisht se shkaku i pengimit të hyrjes së djalit të kreut të shtetit serb janë “lidhjet me grupet ekstremiste nacionaliste dhe grupet kriminale serbe”. Vendimi i shteti malazez është miratuar që në muajin mars.
Nga ana tjetër, presidenti Vuçiç deklaroi sot se ka qenë në dijeni të një lajmi të tillë dhe se nuk është njoftuar zyrtarisht nga malazeze për bllokimin e hyrjes në territorin e Malit të Zi.
“Ju po kryeni një fushatë kundër shtetit serb për llogari të familjes Krivokapiç (Zdravko Krivokapiç, kryeministri i Malit të Zi), por ju nuk organizoni një fushatë kundër shtetit malazez, i cili ka ndaluar djalin tim të hyjë atje pa asnjë lloj arsyeje. As unë dhe as im bir nuk kemi marrë njoftim zyrtar për këtë gjë. Kjo ndoshta ka ardhur pasi Danilo ka frekuentuar seancat liturgjike në Malin e Zi dy herë ose sepse ata thonë që duhet të trajtohet në këtë mënyrë presidenti serb”, deklaroi Vuçiç për agjencinë mediatike “Neësmax Adria”.
Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë janë përkeqësuar që prej vitit 2016 kur dështoi puçi ndaj presidentit të kohës Milo Gjukanoviç dhe qeverisë. Serbia u akuzua nga autoritetet malazeze se ishte organizatore e këtij skenari të errët politik. Në muajin shtator përplasjet mes dy shteteve arritën kulmin për emërimin e kreut të Kishës Serbe në Malin e Zi. Qytetarët malazezë bllokuan rrugët drejt kishës duke e konsideruar provokim politik.
Diskutime rreth kësaj post