Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka folur sa u përket zgjedhjeve vendore në vend. Në një intervistë televizive, ndërsa është ndalur edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet vendore, kryebashkiakja e Shkodrës, u shpreh se ajo pret një arsyetim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me faktin që në zgjedhjet lokale ishte një parti që merrte pjesë në zgjedhje dhe nuk kishte votë kundër.
“Duhet të sqarohet situata nga aspekti kushtetuse në të cilën ndodhen bashkitë sot, e 61 bashkive në kontekstin që po flasim dhe në këtë aspekt do të duhet një vlerësim se çfarë duhet bërë se ca do të bëjnë institucionet e tjera Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli Ministrave po ashtu edhe presidentin e vendit. Unë tashmë po pres arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për të parë se si e kanë argumentuar ndër të tjera një fakt që votimi atë ditë ishte vetëm për një parti e nuk kishte votë kundër”, tha Ademi.
Ndër të tjera, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike. Ademi u shpreh, se kriza në Partinë Demokratike është përtej dyshes Basha-Berisha. Ajo theksoi, se është e rëndësishme të diskutohet mes demokratëve së çfarë do të jetë Partia Demokratike.
“Në Partinë Demokratike ka një krizë që vjen si rrjedhojë jo e fakteve Basha-Berisha, por përtej asaj. Unë mendoj se duhet të jetë përtej asaj. Është e rëndësishme të diskutohet mes demokratëve se çfarë do të jetë Partia Demokratike. E kjo duhet të dal përtej interesave personale. Të dalim përtej lidershipit. Doktori edhe Basha janë anëtarë të Partisë Demokratike, ata kanë kryesuar Partinë Demokratike dhe në asnjë rast nuk do duhet të diskutojmë mbi këtë apo mbi atë, mendoj se diskutimi duhet të shtrohet mbi atë çfarë ne duhet të bëjmë, ndryshe kthehen në çështje personale”, tha Ademi.
Diskutime rreth kësaj post