Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi sot në takimin e “foltores” së tij me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, se nuk do të pranojë që Basha të jepte dorëheqje, por se demokratët do ta hiqnin atë.
Ky pohim erdhi pasi thirrjes që sekretari i FRPD-së Rigels Muçollari, i bëri kreut të PD-së, që të jepte dorëheqje nga posti.
Muçollari tha se Basha me vendimin e fundit, për shpalljen e Zgjedhjeve brenda FRPD-së, po intimidon demokratët.
“Zoti Basha po intimidon PD, dhe FRPD-në që anëtarët mos të jenë më pjesë e saj. Dua t’i drejtoj një thirrje publike. Zoti Basha, jepini fund marrëzisë, jepni dorëheqje një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë dhe Edi Ramës. Zoti Basha, jepni dorëheqje dhe ruaj një fije dinjitet për veten tuaj”, – deklaroi Muçollari.
“S’e lejoj me dhënë dorëheqje, por do ta heqim (Qesh). Nuk e lejoj!”, – u shpreh Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post