Nga Berat Buzhala:
Sali Berisha e ka fshi përpara Partinë Demokratike, s’ka që e ndalë. Nuk e di a është kjo nje gjë e mirë për këtë parti dhe për demokracinë shqiptare në përgjithësi.
Berisha është qe 30 vjet në politike, edhe është pak vështirë me besu që mundet me dhanë edhe diçka me tepër për atë vend.
Unë jam prej atyre që besoj që Berisha është politikani që i ka dhanë më së shumti Shqipërisë, krahasuar me Metën, Ramën, Mejdanin, Mojsiun, Topin dhe të tjerë me radhë.
I ka pri rrëzimit të komunizmit, e ka anëtarësu në NATO, ia ka heq vizat shqiptarëve dhe të arritura të tjera.
Mirëpo, çka mundet me dhanë tjetër?
Sido që të jetë, Lulzim Basha u tregu i paafte për me qenë opozitar i Edi Ramës. Ka dështu qe tetë vjet, e do të dështojë edhe 80 vjet te tjera. Prandaj, rikthimi i Berishës dhe entuziazmi rreth tij edhe mund të justifikohet.
Shqiptarët kanë qenë në kërkim të një lideri që nuk negocion me Ramën, që nuk i nënshtrohet e as frikësohet atij. Këtë gjë e kanë gjetur te Berisha.
Kështu që në demokraci mosha nuk është pengese shume e madhe. Mos t’i numëroj me radhë liderët që janë më të vjetër se Berisha.
Ndoshta nuk po don me shku prej kësaj bote pa e hjekë edhe Ramën. Berisha ishte shpallur i vdekur edhe pas përmbysjes së vitit 1997.
Mirëpo e kishte dëshmuar qe ai duhet të shpallet i vdekur politikisht veç nëse është i vdekur biologjikisht.
Jepi Doktor.
Diskutime rreth kësaj post