Belind Këlliçi, nuk do të jetë më në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendosi të hapë garën për kreun e ri të Forumit Rinor, dy vite pas mbarimit të mandatit të Këlliçit.
Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së, ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.
Vendimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të shpallur Zgjedhjet për drejtimin e Forumit Rinor të PD, vjen 48 orë përpara se Sali Berisha të zhvillojë një takim me të rinjtë e kësaj strukture të PD.
Burime pranë stafit që merret me organizimin e takimeve të ish-kryeministrit Berisha, thanë për ABC se të dielën pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe kreu aktual i FRPD, Belind Këlliçi.
Disa javë më parë disa anëtarë të kryesisë së Forumit Rinor Demokrat i kërkuan zyrtarisht PD të mbledh Kuvendin Kombëtar. Edhe në disa Qarqe të vendit shumë eksponentë të Forumit Rinor të PD, i janë bashkuar nismës së ish-kryeministrit Berisha.
Diskutime rreth kësaj post