Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Lushnjës, foli për procesin e vettingut dhe nismën e PD p[ër vetingun e politikanëve.
Berisha thekson se vettingu u bë për gjueti të shtrigave, duke shtuar se në krye të drejtësisë janë vënë vëllezër të ministrave. Më tej ai tha se vetingu i politikanëve nismë e PD është një manipulim pasi po paraqitet një ligj që s’bën.
“Vettingu u përdor për gjueti shtrigash, për të nxjerrë në krye të drejtësisë vëllezërit e ministrave. E përdorën për të nxjerrë ish-ministra në krye të drejtësisë, e përdorën me tre standarde vettingun. Kushtetuita thotë se vettingu duhet të bëhet publike, e atyre nuk iu publikohet, sepse janë mëkatarë, por meritojnë të jenë në burg. Ne nuk gëzojmë të drejtën e një procesi të vettingut që të jetë i drejtë.
Kanë vendosur njerëz të tyre në krye të institucioneve më të rëndësishëm, iu besohen dosjet të rinjve të FREESH-it. Shqiptarët mendonin në shumicë se vettingu është bërë keq, edhe reforma në drejtësi. Tani Basha do të maskojë votimin që do bëjë për Palomën. Kam qenë, jam e do jem për vettingun e politikanëve, por jo me manipulim, duke paraqitur një ligj që nuk bën”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post