Ish-kryeministri Sali Berisha sot gjendet në Lushnje në foltoren e radhës. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama për Eurobondin pasi sipas tij, borxhi publik në Shqipëri pritet të arrijë në rreth 100%. Berisha shtoi se kjo është e gabuar pasi borxhet që po merr qeveria do t’i paguajnë qytetarët me taksa dhe tatime.
“Sa është sot borxhi? Borxhi është sot rreth 100%. De facto çatia nga momenti në moment mund të na bjerë në kokë. Borxhi si për individin edhe për shtetin është njësoj. Kur njeriu merr një borxh, e merr me qëllimin që të ndërtojë diçka dhe të paguajë borxhin. Ndërsa borxhin e shtetit e merr qeveria dhe e paguani ju.
I paguani ju me taksa dhe tatime. Nga 2005-2013 borxhi publik i tëri është i qytetarëve. U rrit me 4%. Po cfarë u bë me këto para? U dyfishuan rrogat dhe pensionet, u ndërtuan rrugë, shkolla dhe kopshte etj. Pra Shqipëria u bë krejt tjetër. Këta ministrja ky kryeministër këta vjedhin edhe në gjumë duke fjetur sepse i kanë ndërtuar mekanizmat”, tha Berisha.
Berisha e konsideroi qeverisjen e kryeministrit Rama si regjimin më të keq në histori, pas asaj të Enver Hoxhës.
“Lushnja, Shqipëria përballet sot me regjimin më të keq në histori pas atij të Enver Hoxhës. Me regjimin që varfëroi shqiptarët. Në kundërshtim flagrant me ligjin e demokracisë, i cili ka si rregull prosperitetin në rritje. Në këto 8 vite shqiptarët marrin 30% më pak seç merrnin në 2013. Ata sot janë më të keq paguar në Ballkan dhe Evropë.
Ndërkohë që 8 vite me parë qëndronin më lart. Në këto 8 vite pagesa juaj për shëndetin është rritur me 40% krahasuar me 8 vite më parë, pa cka se u premtua shëndetësia falas. Në këto 8 vite, veçanërisht këtë vit kafshata e shqiptarëve, edhe ashtu sic ishte, ishte 80 herë më e kushtueshme, u rrit përsëri me 10-15%”, tha Berisha
Diskutime rreth kësaj post