Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka sulmuar ditën e sotme ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Ai ka reaguar pas nismës së qeverisë të prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca për hapjen e akademisë së barinjve.
Sipas Korreshit vetëm qëveria Rama mund të ketë një ministre bujqësie të lindur në Bllok.
“Hapet Akademia e Barinjeve! Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi.
O zot o zot ku ka shkuar kjo bote. Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete. Zonja ministeshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??”, shkruan Korreshi.
Diskutime rreth kësaj post