Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me nxënësit dhe studentët e gjimnazeve të zonës së Bathores dhe të Kamzës.
I pyetur nga një prej të rinjve se çfarë strategjie ka qeveria për të frenuar largimin e njerëzve nga Shqipëria, Rama i përgjigjet se nuk ka një forcë që të përmbysi këtë fenomen në një kohë të shkurtër.
“Më pyeti një djalë që çfarë strategjie keni ju për të frenuar njerëzit që të largohen. Kjo është temë delikate dhe e ndjeshme. Por janë disa gjëra që siç të gjitha të vërtetat duhen thënë dhe kur nuk janë të pëlqyeshme. Fazën që po kalojmë ne është e tillë që kjo është një prirje që nuk ka strategji dhe forcë ta përmbysi në një kohë të shkurtër. 3-5-10 vite janë shumë për jetën e një njeriu por për jetën e një vendi janë shumë pak. Me të drejtë një 20-vjeçar që jeton në një situatë të vështirë të thotë, ky process do 10 vjet, unë do pres 15 vite kur e kam Gjermaninë dy orë larg. Realisht është në të drejtën e vetë ta mendojë dhe ta bëjë këtë gjë. Ai progress që ne kërkojmë nuk është një gjë që vjen dhe nuk dua unë të vijë. Por është një progress që vjen me shumë këmbëngulje. Këtë problem e kanë të gjitha vendet që dolën nga komunizmi dhe sot e kanë problem dhe BEsë. PSh Portugalia që është në BE, në vitet e fundshme ka pasur progresin më të madh ekonomik. Problemi është që shumë duan të ikin. Jetojmë në një botë shumë më të vogël përpara disa vitesh, në sensing e komunikimit. Njerëit lëvizin. Problemi më i madh i Italisë jugore janë mjekët dhe infermierët. Fuqia e pestë ekonomike e botës. Duhet ta kuptojmë gjënë si është. Shqipëria mund të bëjë gjithçka që mundet përmes teknologjisë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post