Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton.
Në momentin e pyetjeve nga deputetët, përfaqësuesja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj në tentativë për të bërë ironi e ka pyetur ministrin nëse kanë parashikuar buxhet për të blerë gaz lotsjellës.
“Apo ka boll Serbia gaz për të mbytur shqiptarët? Apo ju jeni më zemërmirë se paraardhësi juaj Lleshaj”, tha Metaliaj.
Ministri Çuçi iu përgjigj shkurt: “Jo, kështu që mund të protestoni lirisht”.
Diskutime rreth kësaj post