Pjesë e ‘Big Brother VIP’ ëhstë bërë edhe aktori Igli Zarka. Menjëherë sapo u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai ka nisur edhe debatet e para.
Që ditën e parë, Zarka është shprehur që në lojë nuk ishte futur për të gjetur shokë apo “vëllezër” dhe s’kishte ndërmend të afrohej me askënd.
Por jo vetëm kaq, pasi Igli nuk ka toleruar as prekjen që Semi i ka bërë me shaka në këmbën e tij. Pikërisht kjo prekje ka ndezur debat të ashpër në shtëpi.
Igli është shprehur i revoltuar se Semi i ka cenuar privatësinë, ndërsa kjo e fundit përpos faktit që i ka shpjeguar se e ka bërë me shaka, i ka thënë se ai nuk është personi i njëjtë që ajo njeh dhe jashtë.
“E di”- i tha Igli- “por këtu nuk lejoj. As jashtë s’të kam lejuar të ma bësh kështu”.
Në debat është përfshirë edhe Einxhel, të cilës s’i ka pëlqyer aspak reagimi i Iglit. Konkurrentja i tha atij se nëse nuk do të bashkëjetojë dhe nuk e ka aspak problem as noniminim dhe largimin nga shtëpia të dalë që tani. Por më vonë, ishte vetë Semi e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Diskutime rreth kësaj post