Deputetja e PD-së Eralda Bano e vuri në vështirësi zv.drejtorin e RTSH-së Martin Leka, teksa gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, i përmendi akuzat që kanë dalë për të lidhur me korrupsionin dhe veprimet amorale.
Zv.drejtori i RSHT, Martin Leka i konsideroi si portale terroriste ato që ngrenë akuza të tilla në drejtim të tij, duke u shprehur se mediat në vendin tonë të bëjnë me 700 dashnore.
Ndërsa për sa u përket aludimeve për përfshirje në korrupsion, ai tha se është i hapur që të përgjigjet në organet kompetente, duke u shprehur se në shtëpi çon vetëm rrogën.
Diskutimi:
Deputetja e PD: Ju si administrator përgjegjës, zv. drejtor jeni anatemuar nga media për veprime korruptive dhe amorale. Ndiheni personalisht i sulmuar? Apo raportet e auditit të brendshëm të RTSH, Këshilli apo RTSH-ja kanë gjetur shkeljet tuaja? A keni patur konflikte interesi në përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Ankesave apo Punonjësve?
Martin Leka: Për akuzat. Në qoftë se i referoheni një portali që mund ta quaj terrorist që përmend…
Deputetja e PD: Janë edhe punonjësit tuaj të RTSH-së.
Martin Leka: Po ku janë? Për korrupsionin ka organe kompetente, kush është i aftë të bëj denoncimin. Unë dërgoj në shtëpi vetëm rrogën time. Megjithatë jam i hapur ndaj kujtdo, të bëj çdo lloj denoncimi lidhur me korrupsionin e bërë nga Martin Leka. Për ato të tjerat më vjen keq që përmendi akuza që kanë lidhje.
Se e di unë, këtu të bëjnë me 700 të dashura, e të tjera e të tjera, por këto janë portale terroriste, që Komisioni i Medias duhet të dijë çfarë janë këto portale terroriste që terrorizojnë kalamjtë në shtëpi, duke u çuar baballarëve dashnoret në shtratet e grave.
Diskutime rreth kësaj post