Ish-kryeministri Ramush Hardinaj ka folur mbrëmjen e sotme për “Open Ballkan”, duke thënë me bindje se pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi kjo nismë është e paplotë dhe humbje kohe.
Ai u shpreh se po ngatërrohet radha e gjërave dhe se nuk mund të shkohet te Ballkani i Hapur pa njohur më parë Serbia Kosovën.
Haradinaj: Nuk shoh suksesin e kësaj nisme. Radha e gjërave që duhet kryer në ballkan nuk është kjo, por është njohja reciproke Kosovë-Serbi. Open Ballkan është një çati e e rrezikuar, rreziqet janë shumë të mëdha nga mosnjohja reciproke.
Pyetje: Vizita e Ramës në Serbi?
Haradinaj: Po të kishte vijë kufitare direkt midis Shqipërisë dhe Serbisë, edhe arsyetohen vizita të tilla. E vetmja urgjencë që ka Shqipëria është Kosova dhe njohja e Kosovës nga Serbia. Me këtë dua të them se pa njohjen reciproke nuk do të ketë përparim në rajon. Të gjitha këto vizita jo vetëm që do të jenë humbje kohe, por Ballkani rrezikon të kthehet mbrapa. Pres prej Kryeministrit të Shqipërisë që ta bëjmë të qartë që nuk mund të ndodhë asgjë e mirë në Ballkan pa njohjen e Kosovës nga Serbia. Është humbje kohe. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Presioni që vjen nga Uashingtoni besoj se do ta ndryshojnë dinamikën e gjërave. Nëse arrihet njohja, Shqipëria do të fitojë pikë politike. Pa njohjen e Kosovës “Open ballkan” është një gabim politik.
Diskutime rreth kësaj post