Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor.
Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht.
Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës. Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues. Lulzim basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD, që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike. Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët. Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces”, u shpreh Xhafaj i ftuar në një studio televizive.
Diskutime rreth kësaj post