Një ndër njerëzit e lëvizjes së Dhjetorit ’90 dhe themelues i PD-së, Arben Meçe ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.
Ai deklaroi se Berisha synon të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare, pasi nuk ka besim te një tjetër. Në kushtet kur Berisha është shpallur person “non-grata”, sipas tij, i nevojitet drejtimi i PD-së, pasi më parë ishte një kryetar de facto, por jo de jure, se ishte Basha.
“Berisha është në rolin e vet dhe i duhet drejtimi i PD? Pse i duhet? Ai e ka kuptuar se duhet të jetë patjetër në tryezën e bisedimeve, de jure shkonte Basha, tani nuk i jep besueshmëri Bashës dhe nuk e mbron, e me këtë lëvizje ai vetëm në këtë mënyrë i shpëton shpalljes non-grata. Berisha e zgjati shumë periudhën e këtyre Foltoreve, me qëllimin për të negociuar me SHBA për shpalljen non grata, kjo është arsyeja se pse ai po zgjat takimet me bazën. Të mos emocionohemi dhe indroktinohemi nga këto takime”, tha Meçe.
Më tej ai u shpreh se e gjithë foltorja është një gënjeshtër, pasi Basha çdo vendim i ka marrë me dijeninë e Berishës, i cili ishte vetë ish-kryeministri që i paralajmëronte ato si me djegien e mandateve apo dhe bojkotin e zgjedhjeve.
“Po i pe të gjitha argumentet, se Basha paska dal nga kontrolli i Beishës janë gënjeshtra. Të gjitha vendimet janë paraprirë nga deklaratat e Berishës. Basha nuk ka marrë vendime në momentet e fundit, por e ka zbardhur në ditën e fundit, pasi Berisha ka përgatitur opinionin me deklaratat e tij. Një gjë nuk e kanë kuptuar këta kundërshtarët e Bashës, se ata i ka hequr Berisha nga PD-ja jo Basha, sepse kanë qenë persona që i rrezikonin partinë, i vetmi që nuk i rrezikonte PD është pikërisht kryetar aktual de jure. Në këtë rast kemi që i biri po mbron babain, pas kësaj ngjarje biri do të futet në gjirin e babait. Nëse Basha nuk do të bënte një gjë të tillë, përjashtimin e Berishës sot nuk do të kishim foltore”, theksoi Meçe në emisionin Zona Zero.
Diskutime rreth kësaj post