Analisti Milaim Zeka shpërtheu keq sot në emisionin ‘Breaking’ teksa po komentonte situatën politike në Kosovë dhe nismën ‘Open Ballkan’.
Sipas tij një pjesë klasës politike shqiptare është e lidhur me Beogradin dhe se nuk duan që integrimi i Kosovës të kalojë nëpër Tiranë, por me Serbinë.
“Kemi ëndërruar që pikën e referimit ta kemi Tiranën, për jetë e mot, që hyrja tranzit në BE të kalojë përmes Tiranës e jo mes Beogradit e vazhdojmë të jemi minoritet. Shqiptarët e Kosovës që e kanë mbështetur Jugosllavinë kanë qenë gjithmonë shumicë, e kjo shumicë ka fol shqip e ka ëndërruar Jugosllavinë, e kanë parë që Beogradit të jetë pikë tranziti, janë të rëndësishëm në Kosovë dhe me poste”, tha Zeka.
E pikërisht shigjetimet lidhen me faktin e sulmeve të politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Edhe mua as s’më ha palla për Edi Ramën, por këta duke sharë Edi Ramën shajnë Shqipërinë , e këta njerëz kanë krijuar murin kinez, duke na etiketuar ne edhe ju. Janë këto njerëz që janë pjesë e zorrës së trashë të Beogradit që prodhojnë qelb në Kosovë dhe në Shqipëri. E flasin me “ne dhe ju”, ose siç na quajnë ne kosovarët, apo siç thonë për shkak edhe gazetarët, siç na thonë edhe ne shqiptar maqedonas. Për turpin e zi të Edi Ramës i ka pasur këshilltar Shkëlzen Maliqin, babi i tij ka qenë ministër në kohën e Titos, na ka rrahur, torturuar e poshtëruar, pikërisht se ne kemi kërkuar të drejta të barabarta me popujt se kemi dëgjuar Radio Tirana e TVSH”, tha Zeka.
Ndërsa u shpreh se Kurti ka vepruar në mënyrë të çuditshme duke bërë fushatë në Shqipëri kundër Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit. “Turpi i Edi Ramës që nuk e shpalli “non grata” Kurtin, se unë do ta ndaloja se një kryeministër të vinte në vendin tim e të bënte fushatë kundër meje”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post