Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi foli edhe për zhvillimet brenda PD-së dhe “Foltores” e Sali Berishës.
Gjatë një interviste në ‘Radari Informativ” ajo tha se çdo diskutim konstruktiv dhe analizë është i mirëpritur, po ashtu edhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratike, që sipas saj është i vlefshëm. Ademi kërkoi një reflektim të thellë për krizën që sipas saj ndodhet partia më e madhe në opozitë.
Pjesë nga intervista:
Nuk ja “dhatë” sallën e Teatrit “Migjeni” Sali Berishës në “Foltoren” e Shkodës….
Nuk është problemi i teatrit, ka marrë një vendim këshilli i bashkisë së Shkodrës, që në vitin 2016, që është teatri tempulli i artistëve, asnjë nga autoritetet politike, përfaqësues të partive nuk ka mundur më pas. Është një vendim që e kam respektuar.
Do ta respektonit edhe nëse do të vinte Basha?
Ka ndodhur.
Çfarë mendoni për situatën brenda PD-së?
Unë nuk kam pasur mundësi të shprehem se në familje kam pasur disa probleme. Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, duhet të jetë reflektim për të gjithë. Diskutimi duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës. Në këtë nivel banalizohet. Mendoj se diskutimi është i munguar dhe vonuar, Kompromise që kanë ndodhur në heshtje, po përfshij edhe veten, mendoj se është një penalitet që po e vuajmë sot.
A duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së?
Mendoj se çdo mbledhje është e vlefshme.
A do të rikandidoni për bashkinë e Shkodrës?
Është herët me e thënë, mendoj se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Diskutime rreth kësaj post