Sali Berisha shpalli pak ditë më parë nga Lezha se në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, datë e cila përkon me ditën e themelimit të kësaj force politike.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka treguar se çfarë do të prodhojë Kuvendi. I pyetur nëse do të kërkohet rrëzimi i Bashës apo vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Ristani sqaroi: “Në Kuvend do të ndryshojmë statutin, do të shqyrtohet veprimtaria dhe vendimmarja e Bashës gjatë kësaj kohe, e gjithë veprimtaria antistatutore, jo vetëm vendimi mbi Berishën. Po ashtu, do të bëhemi gati për një referendum.”
Ristani mohoi si mundësi shpalljen e kandidaturës së tij për kreun e Partisë Demokratike.
“Jo, nuk e kam menduar diçka të tillë, por gjithsesi PD është e njerëzve të lirë, kushdo që mendon se mund t’i japë partisë edhe në poste të tjera, shumë mirë bëjnë që marrin pjesë për të garuar”, tha ai i ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”.
Diskutime rreth kësaj post