Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim erdhi si pasojë e rezultatit jo të mirë të Partisë së tij, Lidhjes Socialiste Demokrate, në zgjedhje.
Sali Berisha, teksa ka komentuar këtë dorëheqje ka përshëndetur votuesit në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se Zaev e shndërroi Maqedoninë e Veriut në një mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë.
“Një përshëndetje dua t’i dërgoj nga kjo Foltore votuesve të M. së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri, i cili e shndërroi Maqedoninë e Veriut në një mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut për Serbinë nuk ka qenë gjë tjetër veçse pjesë e Serbisë. Maqedonia u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe por as atë të Bullgarisë së Madhe. Por ky vrapoi drejt Beogradit njësoj si të ishte i biri i Pashiqit (Nikola Pasic). Zhvillimi i madh pozitiv në Maqedoninë e Veritu ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Sorosit Ballkani i hapur, aty dhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post