Ka pasur debate në mbledhjen e otme të Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet për “bashkëqeverisjen”. Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj është shprehur se është i padobishëm dhe se cungon ligjet e tjera.
Ndërsa kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka ka reaguar duke thënë “bashkëqeverisje do të thotë që nëpërmjet këtij ligji i jepet mundësi qytetarëve, të marrin pjesë në nisma, të thonë fjalën e tyre”.
Pjesë nga debati:
Alibeaj: Nëse keni ngut ta miratoni, respektoni Rregulloren. Nuk po tentojmë të ndryshoni votën. Duhet të na jepni të drejtën për të folur. S’keni ndërmend të bëni asgjë më shumë sesa propaganda. Kjo është tallje me ligji.
Klotilda Bushka: Termi bashkëqeverisje do të thotë që nëpërmjet këtij ligji i jepet mundësi qytetarëve, të marrin pjesë në nisma, të thonë fjalën e tyre, të japin një vlerë.
Enkelejd Alibeaj: Amendament, neni 4 të shfuqizohet, arsyeja sepse është i padobishëm. E para në pikën 1 që thoni grup interesi që mbron interesin e një grupi. Kjo është e njëjta gjë. Kjo do të thotë që po krijoni konfuzion në legjislacion, që është i padobishëm, por jep impakt dhe në ligjet e tjera. I kam lexuar edhe komentet tuaja. Është e pa denjë, që ministrja të vij e të thotë që kam hequr dorë nga ligji që kam miratuar.
Diskutime rreth kësaj post