Një incident ka ndodhur në Beograd nga një grup të rinjsh të cilët kishin hequr flamujt shqiptarë të vendosur, për shkak të një samiti të ndodhur atje, ditë më parë.
Mediat serbe bëjnë me dije se shkak për këtë incident është bërë, Nikolla Keljanoviç i cili e kishte pranuar veprimin.
Ai e ka pranuar fajin dhe është përgjegjës për incidentin e ndodhur, kur një grup të rinjsh dhe fëmijë të mitur hoqën flamujt shqiptarë nga shtizat e flamujve në Beograd më 31 tetor.
Ata flamuj, vënë në pah mediat serbe, ishin vendosur për shkak të një samiti të mbajtur më 11 dhe 12 tetor dhe në Beograd ku pas samitit, mbetën flamujt e shumë vendeve, përfshirë edhe flamujt e Shqipërisë. Ndërkohë në fjalën e tij i riu ka pranuar se ka hequr flamujt shqiptarë në kryeqytetin serb.
Diskutime rreth kësaj post