Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ademi u pyet nga gazetarët nëse do të jetë ajo sërish kandidate për kryetare bashkie, nëse Gjykata Kushtetuese vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve.
Deklarata e Ademit:
“Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta zgjedhore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”, tha Ademi.
Diskutime rreth kësaj post