Ish-zv,kryeministri Erion Braçe ka reaguar për kryebashkiakun socialist Qerim Ismailaj, i cili është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme kundër krimit nën akuzën e falsifikimit të vulave e stampave referuar formularit të dekriminalizimit, ku nuk kishte deklaruar një dëmin në Greqi 21 vite më parë.
I indinjuar Braçe shkruan se dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës dhe ata që janë bërë mbret përmes krimit dhe parave të pista, dhe po godet ata që kanë emigruar dhe kanë kërkuar pagën e tyre për punën e bërë.
“Edhe një herë, gangster nuk je kur emigron, punon si i tillë, kërkon të paguhesh për punën që bën. Poooo, faj është të kërkosh të paguhesh për punën që ke kryer edhe me forcë-nëse provohet e tillë. Por gangster në politikë nuk je! Gangster je kur: Emigron, punon në punë të pista duke ju dhënë krimit me gjithë fuqinë tende, vjedh makina dhe i trafikon, trafikon drogë e armë, siguron të ardhura pa masë dhe kthehesh në vendin tënd ku, me ato para, ble këdo që merr vendim të të bëj udhëheqës politik, me ato para ble vota cep e më cep të territorit politik ku të kanë bërë Mbret! Dekriminalizimi për fat të keq po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës”, shkruan Braçe.
Ditën e djeshme GJKKO vendosi të marrë të pandehur Qerim Ismailaj, kryebashkiaku Mallakastrës pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. SPAK bëri me dije se i ka komunikuar akuzën Ismailajt për falsifikim të vulave e stampave referuar formularit të dekriminalizimit.
Diskutime rreth kësaj post